“LLOGARIDHËNIA – TRANSPARENCA – LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ”: KYÇI I SUKSESIT NË PROÇESIN E AUDITMIT
Proçesi i auditimit të fondeve publike përveçse një proçes i specializuar mirëfilli nënkupton veprimtarinë e kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) që përfshin auditimin e përputhshmërisë, auditimin financiar, auditimin e performancës, auditimin e IT-së dhe auditimin e kombinuar të tyre. Ky proçes mbështet në tre shtylla kryesore: Llogaridhënien, transparencën, luftën kundër korrupsionit.
Llogaridhënia përkufizohetsi detyrimi ose gatishmëria për të pranuar përgjegjësinë për veprimet E aplikuar në KLSH, mund të thuhet se Audituesit shtetëror kanë detyrimin të pranojnë përgjegjësinë për veprimet e tyre. Llogaridhënia si koncept nuk mbulon vetëm dhënien e llogarisë për proçeduren administrative të auditimit të jashtëm të fondeve publike, por mbulon edhe etikën e përgjegjësinë institucionale të KLSH. Konsistenca në një strukturë që përkrah administrimin e mirë me efikasitet, efiçence dhe efektivitet të fondeve publike mbështetet në zbatimin e kushtetutës, ligjeve, vendimeve, rregulloreve ligjore të brendshme dhe të jashtme, standardeve ndërkombëtare si dhe në mungesën e praktikave korruptive.
Veprimet, vendimet dhe proceset e një auditimi profesional duhet të jenë transparente në mënyrë që të kuptohet qartë arsyeja pse merren këto vendime dhe nëse ato mund të konsiderohen si mundësia me vlerën më të mirë në një kohë të caktuar. Gjithmonë ekziston mundësia e të bërit gabime dhe rrjedhimisht për shkak të rrethanave mund të duket sikur opinioni apo rekomandimi i dhënë ka qenë jo i drejtë. Për këtë arsye, është thelbësore që të gjithë të mund të shohin informacionin e disponueshëm të periudhës së audituar.
Me transparencën, vjen edhe aftësia për të pasur një strukturë dhe proçese të auditueshme të KLSH. KLSH dhe audituesit shtetërore kanë për detyrë të jenë të disponueshëm dhe mbajnë përgjegjësi për t’iu përgjigjur pyetjeve të zyrtarëve të tjerë publikë, zyrtarëve të zgjedhur dhe publikut të gjerë në lidhje me arsyet për marrjen e një vendimi gjatë çdo faze të procesit të auditimit.
Audituesit shtetërore tashmë ndodhen përballë pengesave të natyrave korruptive. Korrupsioni përkufizohet si dëmtim i integritetit, virtytit dhe parimit moral, shthurje, rënie, degradim, nxitje për vepra të gabuara nëpërmjet mjeteve të paligjshme, një largim nga origjinalja ose nga ajo që është e pastër dhe e drejtë.Auditimi si proçes është një praktike jo pasive, i cili ndikon fuqishëm në mjedisin në të cilin vepron. Në vend që të përfshijë vëzhgimin e drejtpërdrejtë, auditimi është kryesisht një formë indirekte e "kontrollit të kontrollit" që synon sigurimin e gjurmëve të vëzhgueshme.
Në këto kushte, për të rritur performancën institucionale, KLSH ka zgjedhur një proçedurë efikase, transparente dhe publike:Korrelacionin “auditues shtetëror – proces auditimi – subjekt i audituar” përmes mundësimit të ballafaqimit mes subjekteve të audituara dhe vetë grupeve audituese, departamenteve të audimit dhe mendimit professional juridik. Pergjegjshmëria dhe forcimi i kësaj hallke të ndërmjetme deri në marrjen e një vendimi përfundimtar garanton të drejtën e palëve për tu ballafaquar mbi gjetjet e auditimit, bazës ligjore dhe të drejtën për të kundërshtuar apo për të provuar të kundeërten e proçesit. Subjektet e audituara dhe personat përgjegjës në mënyrë profesionale dhe ligjore ndërgjegjsohen mbi veprimet dhe mosveprimet e ushtrimit me përgjegjësi administrative të detyrës shtetërore, ku shpesh herë janë objekt rekomandimi i organeve të tjera ligjzbatuese apo përtej tyre edhe organit të proçedimit penal që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson në emër të shtetit akuzën. Megjithatë, përgjegjësia nuk duhet kuptuar vetëm si nocion juridik por dhe si një ngjarje socio-ekonomike, ku auditimi do të sillte një rezultat të shkaktimit të dëmeve ekonomike. Sot qytetarët jo vetëm që i kërkojnë subjekteve te audituara të respektojnë kriteret e efiçencës dhe transparencës në përmbushjen e veprimtarisë administrative dhe riaprimin e dëmit që mund t’i bëjet interesave të tyre të ligjshme. Rëndësia që KLSH i jep kësaj proçedure, fakton se institucioni udhëhiqet nga parimi i barazisë në funksion të llogaridhënies, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit si mision dhe vizion.
Aldona Sylaj
PHD Candidate of European Studies