FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama i përgjigjet Edi Ramës: Koha e timonierit të madh ka vdekur që me Mao Ce Dunin!

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi pasditen e sotme një takim elektoral me mbështetësit në Kamëz, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet ë 25 qershorit. Nënkryetari i LSI, Luan Rama i është përgjigjur nga Kamza deklaratave të kryeministrit Rama për të patur i vetëm timonin e qeverisjes.

Sipas Luan Ramës, “koha e timonierit të madh ka vdekur që me Mao Ce Dunin!”.

“Koha e timonierëve ka perënduar që me vdekjen e Mao Ce Dunit, jemi këtu t’ju ftojmë të bëhemi bashkë që ta bëjmë LSI forcë të parë që i pari i qeverisjes të jetë qytetari dhe jo kryetari. Jemi ndryshe prej të tjerëve se e keni pare qe del njeri dhe ju thotë votoni…le t’ja lëmë timonin dhe ne të zgjedhim qeverisjen për qytetarët, për shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa me atë tjetrin s’ja vlen të merremi se ai mezi përpiqet të luftojë për vendin e tretë.
Përjashton njerëzit me kontribute dhe është mësuar t’i zgjidhë punët e veta dhe të listës, natën. Të tjerët janë një shans i djegur ndaj nuk ia vlen të merremi me ta”, tha Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?