Luani dhe Virgjëresha, parashikimi për vitin 2015

Luani

Pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe prania e Saturnit në shenjën tuaj do të bëjë të dukshme se, viti 2015 do të niset me një formë jo shumë pozitive. Do të ndjeni që keni një sasi të vogël energjie në krahasim me atë të një vitit më parë. Por, në aspektin e jashtëm fizik do të keni përshtypjen se persona të seksit të kundërt do të vënë re se ju jeni i pranishëm në çdo vend që ndodheni dhe do dukeni shumë të bukur në sytë e tyre. Mos e përballoni këtë periudhë vetëm! Mbi të gjitha, muaji gusht do të jetë shumë pozitiv. Duhet të paraqiteni në formë në takimet që do t’ju krijohen në çdo fushë dhe për këtë do t’ju duhet të viheni në lëvizje për një formë më të mirë fizike! Gjithsesi, gjërat do të përmirësohen me kalimin e muajve. Në fund të vitit, Jupiteri do të arrijë mikun e tij, Shigjetarin, dhe në këtë kohë ju do të gjeni harmoninë fizike me veten dhe të tjerët!

Paratë

Këtë vit mundohuni të bëni zgjedhje më të zgjuara se ato të vitit të kaluar, për sa i përket shpenzimit të parave tuaja. Jupiteri formon një hendek të vështirë dhe nuk do ta keni aspak të qartë të kuptoni nëse është momenti i saktë për të shpenzuar paratë, apo për të investuar. Do të jetë e thjeshtë të zbuloni se cili do të jetë personi i saktë që mund t’ju japë këshilla! Nuk do të dini nëse mund t’u zini besë bankave. Në këtë pikë, mundohuni të flisni me sa më shumë njerëz të mundni dhe krijoni një ide tuajën se si t’i shfrytëzoni më mirë të ardhurat tuaja, apo kur dhe ku të mund të merrni një hua. Evitoni çdo lëvizje në fillim të shkurtit, kur Mërkuri apo Neptuni do të jenë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe do t’ju hutojnë në këtë drejtim. Periudhat më me fat do të jenë 15-ditëshi i parë i korrikut dhe sidomos dhjetori, kur Jupiteri do të jetë miku juaj dhe do t’ju dhurojë më shumë fat me paratë!

Karriera

Doni t’i hyni seriozisht punës këtë vit, në një mënyrë të re, dhe duhet të gjeni pafundësi mundësish për ta bërë këtë. Mund të ndodhë që ju të gjeni një punë të re e cila përputhet më së miri me idealet tuaja, apo të gjeni një mënyrë për të shkulur përgjegjësitë tuaja aktuale që të merrni më shumë kënaqësi personale nga çdo ditë e punës suaj. Në dy muajt e fundit të vitit çdo gjë do të ketë të bëjë me zotimet dhe kjo është një rrugë në dy drejtime. Nëse jepni pak, do të merrni pak. Sa më shumë t’u tregoni shefave tuaj se jeni me ta për një rrugë të gjatë, aq më shumë liri veprimi do të keni. Eshtë plotësisht e mundur që ju ta ndjeni veten “jashtë” në punë gjatë vitit 2015. Nëse kjo ndodh, filloni të kërkoni diçka të re. Po të shpejtoni, do të keni më shumë mundësi sesa të rrini e të mendoheni gjatë.

Dashuria

Sezonet e vështira kalojnë pa dhënë asnjë shenjë të “fryteve” tuaja. Nëse keni pritur vit pas viti deri në këtë lidhje romantike, për të cilën keni lexuar vetëm nëpër libra, durimi juaj është gati të shlyhet. Kur bëhet fjalë për partnerë romantikë, keni pasur kohë mjaftueshëm që të zbuloni atë që doni. Në vitin 2015, do të jeni të aftë për të bërë dallime ndërmjet një “molle” të keqe dhe një të mirë. Nëse e keni fiksuar se cili do të jetë apo si do të jetë personi për të cilin ju mendoni se do të kaloni një kohë të gjatë të lidhur se bashku, ky do të jetë viti për të eksploruar motivimet tuaja të qëndrueshme dhe bazat e kohëzgjatjes së pasionit tuaj. Paralelizmi ndërmjet jush dhe partnerit tuaj do të bëhet me lehtësi dhe ndryshimet plotësuese ndërmjet jush do të jenë shumë të dukshme. Ju mund të mendoni se gjetja e bazave racionale për një lidhje mistike do të vrasë romancën.

 

 

Virgjëresha

Shëndeti

Me përjashtim të muajit të fundit të vitit, 2015-a do të ketë rezervuar një lloj qetësie përsa i përket formës suaj fizike, të jashtme dhe të brendshme. Ndjeheni mirë me veten dhe jeni gati për të përballuar sfida të reja. Ky është një element i dukshëm edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Këtë verë mund të jetë një ide e mirë që të mos niseni shumë herët për pushime. Venusi në shenjën e Binjakëve mund të rrezikojë pozicionin tuaj fizik gjatë sporteve verore. Mund t’ju ndodhë ndonjë e papritur jo e këndshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe afër sezonit të pushimeve dimërore. Venusi, Marsi dhe Jupiteri në kuadratin e shenjës suaj mund të shkaktojnë vështirësi të natyrës fizike, por këto do të jenë inferiore. Mos rrezikoni më së koti! Pjesa tjetër e vitit do t’ju gjejë dhe do t’ju mbajë në një formë të mirë fizike, pa problemin më të vogël.

Paratë

Me përjashtim të muajit të fundit të vitit, 2015-a do të ketë rezervuar një lloj qetësie përsa i përket formës suaj fizike, të jashtme dhe të brendshme. Ndjeheni mirë me veten dhe jeni gati për të përballuar sfida të reja. Ky është një element i dukshëm edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Këtë verë mund të jetë një ide e mirë që të mos niseni shumë herët për pushime. Venusi në shenjën e Binjakëve mund të rrezikojë pozicionin tuaj fizik gjatë sporteve verore. Mund t’ju ndodhë ndonjë e papritur jo e këndshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe afër sezonit të pushimeve dimërore. Venusi, Marsi dhe Jupiteri në kuadratin e shenjës suaj mund të shkaktojnë vështirësi të natyrës fizike, por këto do të jenë inferiore. Mos rrezikoni më së koti! Pjesa tjetër e vitit do t’ju gjejë dhe do t’ju mbajë në një formë të mirë fizike, pa problemin më të vogël.

Karriera

Fillojeni këtë vit duke menduar për mundësi të reja, duhet ta lini të kaluarën pas siç nuk e keni bërë kurrë më parë. Në të njëjtën kohë mbani kontakt me referenca të vjetra, për të parë si mund t’i shfrytëzoni ato për të ecur përpara. Mund të ricikloni një kujtim të dashur në një kapitull të ri të jetës suaj. Do të jetë më mirë që të kujdeseni për anën profesionale më mirë nga shkurti. Ndryshime të mëdha, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë pozitive, do të dalin në rrugën tuaj ndërmjet pjesëve kryesore të vitit. Eklipsi hënor në mes të marsit do të ketë një efekt të thellë në marrëdhëniet më punëdhënësin tuaj. Është koha më e mirë për të filluar projekte të reja, përfshirë këtu edhe një punë të re, nëse ju jeni gati. Gjërat do të lëvizin me shpejtësi përpara deri në vjeshtë, kur të filloni të shikoni shpërblimet e punës suaj.

Dashuria

Ky është viti i përshtatshëm për të arritur, pa asnjë lloj kufiri që ju ka mbajtur të tërhequr deri tani, krijimin e lidhjeve të reja që do t’i realizoni mjaft i kënaqur. Në fillim të 2015-s mendoni me kujdes për pjesët apo anët e jetës suaj që janë shumë të pranueshme për familjen ose miqtë tuaj dhe pjesët që ju i keni mbajtur të fshehura për ndonjë arsye që mund ta dini vetëm ju. Një sekret që po ju vret përbrenda do të dalë jashtë me energjinë që do të keni në mes të janarit, çka do t’ju shtyjë për lidhje të reja. Në mes të këtij muaji, një ish-i dashuri juaj do të tentojë të kontaktojë me ju për t’u kthyer sërish bashkë. Nëse ju jeni në një marrëdhënie tashmë, mos e anashkaloni mundësinë e vlefshme sepse ish-in tuaj mund ta keni mik. Sapo të hidhni pas të kaluarën tuaj, do të ketë zhvillime të reja. Në muajin mars do të përballeni me “fytyra” të reja të dashurisë. Mos u frikësoni nga kjo, pasi surprizat do të jenë vetëm të mira. 

SHKARKO APP