Luçiana Kokaj: Siguria kombëtare ka rënë, problemi në Shqipëri është korrupsioni dhe jo historitë rozë

Protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me deklarata të forta nga aktivistja Luçiana Kokaj, e cila tha se tubimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në largimin e kryeministrit. Në fjalën e saj, Kokaj kritikoi klasën politike dhe deklaroi se protestuesit synojnë të vijojnë qëndrimin e tyre përballë zyrës së kryeministrit.

Ajo iu referua edhe takimit të Edi Ramës me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke pretenduar se ndërkombëtarët janë në dijeni të protestave të përditshme në Shqipëri. ”Protestohet kundër kësaj klase politike që na ka marrë peng vendin. Ne nuk besojmë se ndërkombëtarët erdhën vetëm me shpresën e Ramës. Ata e dinë që ne jemi këtu poshtë zyrës së Ramës çdo ditë, derisa ai të largohet dhe t’i hapë rrugë Bashkimit Evropian”, u shpreh Kokaj.

Për të synimi i protestuesve është integrimi i Shqipërisë në BE dhe përmirësimi i standardeve të jetesës. ”Shqiptarët duan të integrohen që të kenë standardet e BE-së dhe jo të jenë një shtojcë”, deklaroi ajo. Kokaj tha gjithashtu se protestat do të vijojnë, ndërsa ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare dhe akuzoi qeverinë për korrupsion. ”Për ne nuk është problem jeta private e dikujt, problem është korrupsioni”, përfundoi aktivistja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?