Luçiano Boçi: Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së do të takohen me Berishën
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luciano Boçi, thotë se pas heqjes së statusit “non grata” për Sali Berishën, nuk ekziston më asnjë pengesë që ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me kreun e PD-së.
Ai u pyet nëse ambasadorët e rinj të akredituar në Tiranë do të takohen me Berishën. ”Po, patjetër që rruga është e hapur. Kështu e gjykojmë ne dhe shumë njerëz përtej kësaj studioje. Besoj se edhe dy ambasadorët e nderuar që përmendët e gjykojnë në të njëjtën mënyrë.
Nuk ka asnjë lloj pengese që kontaktet e tyre të drejtpërdrejta me kryetarin e Partisë Demokratike të jenë frekuente dhe të vazhdueshme, në të mirë të punës së ambasadave, por edhe në të mirë të Shqipërisë”, u shpreh Boçi.
KOHA JONË SONDAZH

