Luçiano Boçi: Protesta është pa skenarë, policia na hodhi spraj në fytyrë
Protesta e opozitës është zhvendosur përpara godinës së Kuvendit, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë marrë një shkallë më të ashpër. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit kanë përdorur spraj lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Në një prononcim për mediat, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, akuzoi policinë se ka goditur me spraj drejt fytyrës deputetët dhe protestuesit. Ai tha se disa efektivë kanë vepruar jashtë detyrës së tyre dhe se kanë provokuar turmën dhe vetë deputetët, të cilët po marrin pjesë në tubim si protestues.
“Dinamika ishte sepse për shkak se ishim vërshuar te policia, pati goditje me spraj drejt protestuesve. Persona të caktuar, policë domethënë, janë jashtë ushtrimit të detyrës të tyre. Kanë goditur qytetarët. Na kanë provokuar dhe ne si deputetë,” deklaroi Boçi, duke shtuar se protesta është e qytetarëve dhe se nuk ka një skenar të paracaktuar.
KOHA JONË SONDAZH

