Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luçiano Boçi: Reforma territoriale e PS-së është një “th*kë politike”, shkel frymën e decentralizimit dhe standardet europiane

Lajme E enjte, 30 Korrik 2026 18:14
Luçiano Boçi: Reforma territoriale e PS-së është një “th*kë politike”, shkel frymën e decentralizimit dhe standardet europiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj draftit të paraqitur nga deputetët e Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një projekt politik që synon të legjitimojë një vendim të marrë paraprakisht dhe jo një reformë të mirëfilltë institucionale. Ai thekson se dokumenti është depozituar vetëm nga deputetët e PS-së pasi Komisioni i Posaçëm kishte përfunduar mandatin, pa një raport të përbashkët, pa votim mbi hartën dhe pa përfundime zyrtare të ekspertëve. Sipas tij, kjo rrëzon pretendimin se bëhet fjalë për një produkt institucional.

Boçi kundërshton gjithashtu argumentin e mazhorancës se ulja e numrit të bashkive nga 61 në 46 mbështetet në analiza objektive. Ai shprehet se drafti nuk publikon metodologjinë e vlerësimit, peshën e indikatorëve apo analizat krahasuese që justifikojnë bashkimin ose mbajtjen e bashkive, duke e cilësuar vendimmarrjen “tërësisht politike”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deputeti i PD-së kritikon edhe referencat e draftit ndaj procesit të integrimit europian, duke argumentuar se Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës kërkojnë forcimin e decentralizimit, rritjen e autonomisë dhe financimit të pushtetit vendor, dhe jo zvogëlimin e numrit të bashkive. Boçi vë në dyshim edhe procesin e konsultimit publik, duke theksuar se pjesëmarrja e rreth 3.500 qytetarëve nuk mund të konsiderohet konsultim kombëtar dhe se, sipas tij, shumica dërrmuese e qëndrimeve të shprehura në dëgjesa kanë qenë kundër reduktimit të numrit të bashkive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë nga Luçiano Boçi

Drafti i paraqitur nga deputetët e PS për ndarjen territoriale është një tekst politik, i ndërtuar për të legjitimuar një vendim të marrë paraprakisht. Është thjesht e vetëm një Hartë elektorale 2.0. Si e tillë është një iniciativë jo institucionale shtetërore me vija politike dhe matematikë votash që dekonsideron qytetarin e shërbimin ndaj tij, zhvlerëson funksionin e pushtetit lokal dhe krijon një precedent të rrezikshëm për çdo reformë tjetër e ndërveprim institucional të kërkuar me ngulm nga BE.
Drafti qartazi është një projekt për centralizimin të mëtejshëm të qeverisjes lokale, përkundrejt decentralizimit të kërkuar me insistim nga autoritetet ndërkombëtare si KiE, BE e Kongresi i autoriteve vendore.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 3 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 4 orësh

Drafti është një produkt unilateral, i paraqitur nga PS pasi Komisioni ka mbyllur mandatin e tij, pa diskutim, debat apo miratim dhe pa një raport të përbashkët apo veçmas. Vetë drafti pranon se propozimi depozitohet vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi mandati i Komisionit kishte përfunduar. Ky fakt mjafton për të rrëzuar pretendimin se kemi të bëjmë me një produkt institucional. Drafti brenda tij mashtron disa herë se mazhoranca kërkoi bashkëpunim dhe konsensus. Por faktet janë krejt të kundërta.

Komisioni nuk mori kurrë një vendim mbi hartën. Nuk votoi asnjë variant. Nuk miratoi asnjë raport qoftë dhe të pjesshëm apo vlerësimi për 2014. Nuk pati konkluzione të ekspertëve të paraqitura. Dhe dështoi me vullnetin e PS, dëgjesat tematike me grupet e interesit, me shoqatat e bashkive, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare. Dështoi dhe dëgjesat me komunitetet sipas kërkesave të tyre. Prandaj nuk mund të përdoret kurrsesi puna e Komisionit, për të legjitimuar një projekt që është ekskluzivisht politik. Drafti pretendon se ulja nga 61 në 46 bashki mbështetet mbi analiza objektive. Por askund nuk publikohet:

-Metodologjia e pikëzimit
-Pesha e secilit indikator.
-Analiza krahasuese për secilën bashki.
-Arsyet pse disa bashki shkrihen, ndërsa të tjera me tregues më të dobët mbeten.

Në mungesë të metodologjisë së verifikueshme, vendimmarrja frikshëm është tërisisht politike dhe jo shkencore dhe as me frymë europiane. Drafti pranon se problemi kryesor është shpopullimi, pabarazitë territoriale dhe mungesa e zhvillimit. Të gjitha këto pasoja të reformës së 2014. Por zgjidhja që propozon është alogjike, përsëri e njëjta që solli këto pasoja. Pra më pak bashki. Në vend që t’i japë më shumë kompetenca, më shumë financa dhe më shumë autonomi pushtetit vendor, drafti zgjedh t’i largojë edhe më shumë institucionet nga qytetari.

Kështu ai trajton pasojën dhe jo shkakun. Në draft mungon tërësisht çdo analizë që provon se bashkitë e mëdha janë më efikase, qytetarët marrin më shumë shërbime në to, se kostot administrative bien, apo se investimet rriten. Nuk ka asnjë provë që bashkitë më të mëdha japin shërbime më të mira. Këto janë thjesht vetëm deklarata. E një reformë nuk mund të ndërtohet mbi deklarata. Ndërtohet mbi evidenca të sakta. Kjo mënyrë e të bërit reformë bie ndesh me filozofinë europiane të decentralizimit.

Drafti përpiqet ta lidhë reformën me integrimin europian dhe pretendon se 70% e legjislacionit të BE zbatohet nga pushteti vendor. Por mos harrojmë që pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Europian kërkon më shumë autonomi vendore, më shumë kompetenca, më shumë financa lokale, konsultim real. BE nuk kërkon më pak bashki. Këshilli i Europës njëherazi në rekomandimet e fundit nuk kërkon reduktim të numrit të bashkive, por forcim të decentralizimit. Ky draft politik nuk u përgjigjet këtyre rekomandimeve. Drafti flet për 3500 pjesëmarrës në dëgjesa. Por 3500 qytetarë për një vend me afro 2.4 milion banorë nuk mund të quhen konsultim kombëtar.
Mbi të gjitha asnjë nga qëndrimet nuk publikohet kur dihet shumë mirë që në dëgjesat e bëra, (jo të plota) shumica dërmuese e zërave, gati 90%, ishin kundër uljes së numrit të Bashkive.

Drafti pretendon se në propozime merren parasysh kriteret e largësisë, minoriteteve, identitetit, aksesit, vazhdimësisë gjeografike. Por menjëherë përjashton disa bashki nga këto kritere si Përrenjasi, Dimali, Poliçani, Belshi, Cërriku. Pra këtu kriteret vlejnë vetëm kur i leverdis mazhorancës. Kur nuk i leverdis atëherë ato nuk janë kritere. Quhen përjashtime politike. Pra kriteret përdoren në mënyrë selektive Drafti krijon një strukturë të re “Bashki-Qytet-Njësi Administrative”. Por ai nuk sqaron as kompetencat as përgjegjësitë, as financimin, as marrëdhënien me këshillin bashkiak, as ndikimin në kostot administrative. Pra krijohet një hallkë e re burokratike pa analizë financiare.

Nga ana tjetër drafti nuk përmban koston e tranzicionit, koston e administratës, ndikimin mbi punësimin, ndikimin mbi buxhetet vendore, ndikimin mbi shërbimet. Kemi një draft kuturu nga pikpamja financiare. Një reformë territoriale pa analizë financiare është një eksperiment i paralajmëruar si dështim. Mazhoranca kërkon që bashkitë të japin mendim brenda 60 ditëve. Shumë qesharake. Harta është shpallur tashmë dhe “konsultimi” nuk mund të shërbejë për të legjitimuar një hartë që tashmë është fakt.
Qartazi ky dokument nuk është një reformë e pushtetit vendor.Është një reformë e pushtetit qendror. Është thikë politike mbi territorin si domen politik. Ai nuk forcon decentralizimin, por e dobëson atë. Nuk afron administratën me qytetarin, por qytetarin me administratën e largët.

Nuk ndërton konsensus, por kërkon ta zëvendësojë atë me faktin e kryer. Nëse reforma e vitit 2014 u kritikua se u bë pa dialog të mjaftueshëm, kjo reformë po përsërit të njëjtin gabim fatal. Po ndryshon hartën e Shqipërisë jo mbi një marrëveshje kombëtare, por mbi vullnetin e një shumice parlamentare. Drafti duhet të konsiderojë Kartën Europiane e Vetëqeverisjes Vendore dhe Kushtetutën e Shqipërisë të cilat orientojnë e kërkojnë domosdoshmërisht referendum në rast ndarje apo bashkimi territoresh. Vota e “deleve” nuk mjafton për të legjetimuar këtë thikë mbi territorin dhe fatin e shqiptarëve. Nese deri dje arsyet për të prorestuar ishin 100, nga sot ato janë 1000!Vetëm protesta e rrëzimi i thikë-gjuajtësit Ramë, e bën hartën sipas asaj që duan qytetarët.

Etiketat e lidhura

Luciano Bocireforma territoriale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.