Lufta për të shpëtuar Yahoo

Në momentin kur Mayer u bë CEO i Yahoo, në korrik të vitit 2012, ajo theksoi se ky post ishte shumë ndryshe nga punët që ajo kishte bërë deri në atë moment dhe iu desh që t’i përvishej kompanisë me themele.

Puna e Mayer nisi që në momentin kur asaj iu desh të ulej me inxhinierët dhe ekspertët dizenjatorë për të vazhduar punën tashmë të lënë përgjysëm. Në librin e saj, Marisa ka shpjeguar detaje të imtësishme të ditës së parë në punë si dhe tre hapat kryesorë që do të shoqëronin punën e saj të vazhdueshme. Kërkesa e saj e parë: Ishte një E-mail informues me emrin e saj. Kërkesa e dytë: Vendosja në dispozicion e një numri të përbashkët për të derguar sugjerimet dhe kërkesat. Dhe së fundmi: Mundësia e lidhjes së kompjuterit të saj personal me serverin qendror, në mënyrë që të mund të ndihmonte sa herë që stafi kishte nevojë. Detaje të tjera të fshehura të menaxhimit të një prej kompanive më të mëdha në botë, Marisa i ka përmbledhur në botimin e saj të fundit.

 

SHKARKO APP