Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lukë Kaçaj, zëri që sfidoi kohën, do dëgjohet qiellor nga përjetësia më 19 qershor në Teatrin e Operas

Kultura E diel, 14 Qershor 2026 14:23
Lukë Kaçaj, zëri që sfidoi kohën, do dëgjohet qiellor nga përjetësia më 19 qershor në Teatrin e Operas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) ka njoftuar organizimin e një aktiviteti të madh përkujtimor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së bas-baritonit legjendar, Lukë Kaçaj. I titulluar “Lukë Kaçaj, zëri që sfidoi kohën”, ky aktivitet vjen si një akt i lartë vlerësimi dhe mirënjohjeje ndaj emrit, talentit dhe trashëgimisë së pashlyeshme që ai la në traditën tonë operistike.
Në këtë jubile të artë, kultura shqiptare kujton një nga kolonat më të fuqishme të artit lirik. Lukë Kaçaj nuk ishte thjesht një këngëtar, por një institucion më vete, artisti që me zërin e tij të jashtëzakonshëm dhe interpretimin dramatik shkroi kapituj të artë në historinë e skenës shqiptare.
I pagëzuar me të drejtë si “Shaljapini shqiptar” (për shkak të ngjashmërisë së zërit të tij të thellë me basin e madh rus Fjodor Shaljapin), Kaçaj zotëronte përmasa të rralla artistike ndërkombëtare. Megjithatë, fati i tij rrodhi paralelisht me dramën e historisë shqiptare.
Talentit të tij gjenial iu desh të përballej me egërsinë e regjimit komunist. Pas sukseseve brilante, ai pësoi goditjen e rëndë të dënimit dhe burgosjes politike, duke u privuar për vite me radhë nga skena – vendi ku rrethonte dritën e tij. Por as vitet e heshtjes së detyruar, as persekutimi dhe as sfidat e egra jetësore nuk mundën ta zbehnin apo ta tjetërsonin madhështinë e tij. Ai e përballoi kalvarin me një dinjitet mbretëror, duke mbetur i papërkulur.

Lukë Kaçaj u Lind më 19 Korrik 1926, në Bajzë të Malësisë së Madhe, në një trevë me tradita të hershme epike. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në gjgandin kulturor të kohës, gjminazin “Illyricum” të Etërve Françeskanë në Shkodër. Ishte pikërisht ky mjedis që ushqeu dhe zbuloi dhuntitë e tij të rralla muzikore.
Shpërngulet në Tiranë ku punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe korist, duke u spikatur menjëherë për timbrin e tij unik.
Pas studimeve të shkëlqyera në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës, ai kthehet në atdhe për t’u bërë shtylla e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në këtë skenë, ai realizoi mjeshtërisht role të paharruara nga repertori botëror (Don Basilio tek “Berberi i Seviljes”, etj.) dhe ai kombëtar (përfshirë operën e parë shqiptare “Mrika”), duke u shndërruar në një nga artistët më në zë dhe më të dashur për publikun.
Përtej skenës, Kaçaj la një kontribut të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve në Konservatorin e Tiranës (sot Universiteti i Arteve), duke transmetuar te studentët e tij jo vetëm teknikën vokale, por edhe disiplinën e lartë artistike.
Lukë Kaçaj u nda nga jeta më 7 Shtator 2001, duke lënë pas një amanet të madh artistik dhe një emër që rritet me kalimin e viteve.
Më 19 qershor, në orën 20:00, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të ndezë dritat për këtë mbrëmje të veçantë homazhi. Përmes dëshmive dhe kujtimeve të bashkëkohësve, pjesëve muzikore të interpretuara nga solistët e sotëm dhe materialeve arkivore, ky aktivitet do të jetë një udhëtim emocionues në kohë.
Një mbrëmje për të nderuar artistin e përmasave botërore.
Një mbrëmje për të kujtuar njeriun e pathyeshëm.
Një mbrëmje për zërin që, edhe sot, vazhdon të jehojë përtej kohës dhe harresës.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 2 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajLukë Kaçaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 2 orësh

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.