Lumi Vjosa del nga shtrati? Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës blindojnë zonën e Novoselës

Situata nga moti i keq vijon me probleme në disa zona. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, kanë mbërritur në Novoselë së bashku me grupin “Shqiponjat”.

Forcat e policisë po patrullojnë përgjatë lumit Vjosa dhe urës për të mos lejuar banorët të afrohen në zonat me risk.

Ata po monitorojnë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut në zonë, të cilat rrezikojnë daljen e lumit Vjosa nga shtrati. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?