”Macron fjalim 13 minuta dhe kërkoi falje. Rama foli 1 orë e 42 minuta me veten”
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë disa lëshime të rëndësishme pas katër javë protestash nga ”jelekët e verdhë”.
Fjalimi që Macron mbajti këtë mbrëmje është komentuar edhe nga aktivisti Besjan Pesha, i cili bën një krahasim me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, mesditën e sotme drejtuar studentëve protestues.
”Franca po digjet nga protestat dhe Macron mbajti një fjalim 13 minuta, kërkoi falje, bëri 4 lëshime dhe përmendi 25 herë fjalën Francë në fjalim. Studentët kanë 1 javë që protestojnë paqësisht dhe ky plaku me shallvare që kemi për KM foli 1 orë e 42 minuta me veten, nuk bëri asnjë lëshim konkret, nuk pranoi asnjë faj dhe përmendi 67 herë fjalë llum, 49 herë kazan, 38 herë qelbësira, 27 herë fjalën mjeranë. Kaq”,-shkruan aktivisti.