Malaj: Me rëndësi që kryenegociatorja nuk ndryshoi

Ish-ministri Arben Malaj flet rreth kabinetit të ri të kryeministrit Edi Rama dhe çfarë pret nga kjo qeveri në 4 vitet e ardhshme. Duke qenë se i gjithë mandati është i fokusuar te integrimi, Malaj tha se është shumë e rëndësishme që kryenegociatorja dhe negociatorja nuk ndryshuan.

Arben Malaj tha: ‘Nuk u habita. Është një markë e Ramës që kështu i bën qeveritë. Nuk jam i bindur që e marrin vesh ministrat në minutën e fundit. Diskutohej në kryesi e më pas vendosej në kohën tonë. Ministër është pozicion kushtetues dhe kur betohesh para kushtetutës, përgjegjësia është e jotja.

Janë zhdukur emrat nga viti në vit. Fushatën e bën vetëm kryeministri. E rëndësishme që kryenegociatorja dhe negociatorja nuk kanë ndryshuar. Buxheti nuk ka funksionuar si duhet, ka pasur shpenzime. Sektorët e ekonomisë dhe ndarja e ekonomisë me turizmin ishte e nevojshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?