Manastirliu, Binaj apo Qori? Del SONDAZHI/ Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.

Sipas pyetjes së katërt të sondazhit, “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Orientimi i votimit”, rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur, të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

–Ogerta Manastirliu (Partia Socialiste e Shqipërisë) merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%.

Swiss Digital Mobile Reklama

–Florjan Binaj (I mbështetur nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Shqipëria Bëhet) rezulton me 42,0%, në një interval nga 40% deri në 44%.

–Arlind Qorri (Lëvizja BASHKË) renditet i treti me 12,5%, ndërsa

–Marko Dajti (Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar) merr 1,5% të preferencave.

Rezultatet, sipas këtij sondazhi, tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve kryesorë është vetëm 2 pikë përqindje, çka e bën garën për Tiranën tepër të hapur.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?