FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manastirliu: Mbështetja e grave sipërmarrëse, prioritet për zhvillimin ekonomik e social të Tiranës

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka vendosur në qendër të fushatës së saj zgjedhore angazhimin për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, përmes mbështetjes së sipërmarrjeve të drejtuara prej tyre.

Gjatë një vizite në biznesin e Mimoza Vojkës, një sipërmarrje që operon në industrinë e tekstileve dhe eksporton në disa tregje ndërkombëtare, Manastirliu vlerësoi rolin e grave në zhvillimin ekonomik të kryeqytetit dhe kontributin e tyre në krijimin e modeleve frymëzuese.

“Është kënaqësi të shohim gra si Mimoza, që me pasion e përkushtim kanë ndërtuar biznese të suksesshme, dhe vajza si Felis Emanuel, që po e çon më tej këtë histori me një brand shqiptar tashmë të njohur edhe nga Forbes,” u shpreh Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo deklaroi se mbështetja për gratë sipërmarrëse do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit të saj për Tiranën, përmes nxitjes së punësimit, zgjerimit të bizneseve të drejtuara nga gra dhe rritjes së rolit të tyre në zhvillimin ekonomik e social të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fuqizimi ekonomik i grave është një nga rrugët më të sigurta për të ndërtuar një qytet më të barabartë, më të drejtë dhe më të zhvilluar,” përfundoi Manastirliu.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, dirndl dhe spital

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?