Manastirliu takon banorët e pallatit të dëmtuar nga zjarri: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim i dëmeve

Drejtuesja Politike e PS Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka shkuar pranë familjeve të prekura nga zjarri që përfshiu pallatin e pranë Farmacisë 10 në Tiranë.

E shoqëruar nga deputetë të PS, si dhe drejtues të Bashkisë Tiranë, Manastirliu garantoi banorët se institucionet janë të angazhuara plotësisht për të qenë pranë tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete në kohë sa më të shpejtë.

“Kemi gjithë angazhimin politik, institucional dhe njerëzor mbi të gjitha, për t’ju qëndruar pranë. Bashkia e Tiranës ka filluar menjëherë punën dhe shumë shpejt do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të miratuar bonuset e qirasë, pa asnjë vonesë në procedurat administrative. Vlerësimi i dëmeve po kryhet në mënyrë të detajuar nga institucionet dhe grupet e ekspertizës. Dëmshpërblimi, bazuar në aktet nënligjore, do të finalizohet në një kohë sa më të shpejtë. Do të bëhen vlerësime rast pas rasti,” u shpreh Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?