Manastirliu vijon takimet me qytetarët dhe bizneset në Tiranë
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka vijuar sot takimet me qytetarët e kryeqytetit, në kuadër të fushatës elektorale.
Në takimet e zhvilluara në disa njësi administrative të Tiranës, Manastirliu është njohur nga afër me shqetësimet, nevojat dhe prioritetet e banorëve, si dhe është ndalur në disa biznese të sektorit të shërbimeve, për të dëgjuar përvojat e sipërmarrësve lokalë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga këto takime, duke shkruar shkurtimisht: “Ogerta për Tiranën.”
Fushata e Manastirliut po zhvillohet nën sloganin “Tirana 2030 për Shqipërinë 2030”, që synon ndërtimin e një platforme të zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe social, në përputhje me vizionin afatgjatë të qeverisë për transformimin e kryeqytetit.
Gjatë takimeve, kandidatja është shoqëruar nga drejtues politikë të Partisë Socialiste në njësitë përkatëse të Tiranës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin për një qytet më të gjelbër, më gjithëpërfshirës dhe më të zhvilluar.
KOHA JONË SONDAZH

