Manja e quan ”o miko”: Dominoi cinizmi yt. Kreu i Kuvendit i tregon kufijtë: Fjalët tuaja do t’i studioj

Në seancën e sotme në Kuvend, vëmendjen kryesore e mori debati mes vetë socialistëve, kjo mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, deputeti i PS, Ulsi Manja. Gjithçka nisi pasi Berisha e përmendi Manjën për një takim me Belinda Ballukun në Peshkopi dhe deputeti socialist u ngrit për të bërë një replikë. Por ai nuk priste që të haste në rezistencën e kreut të Kuvendit, Peleshi, i cili nuk ia dha fjalën.

Në një moment, Manja iu drejtua Peleshit me fjalët ”o miko” dhe ky i fundit nuk ia përtoi duke iu përgjigjur: “Unë nuk jam miko”. Replika mes tyre ishte e nxehtë edhe pas dy orësh kur Manjës i erdhi radha për të folur. ”Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon”, tha Manja. Edhe në këtë rast, përgjigjja e kryeparlamentarit nuk mungoi. ”Fjalët tuaja do t’i studioj, mund të ndryshoj opinion, por jo sjellje”, u përgjigj Peleshi.

Replikat:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Ku është Ulsiu që e merr Lubinë në Peshkopi? E merr se ajo ia ka dosjen Ulsiut. Ua them unë ju, ia ka krijuar dosjen me Oltion Bistrin. Ndaj dhe ai lepe peqe i thotë asaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ulsi Manja ngrihet dhe kërkon fjalën për replikë.

Peleshi: Nuk mundet, jemi me minutazh të përcaktuar. Në 16:30 duhet të votojmë.

Manja: O miko.

Peleshi: Unë nuk jam miko. E thamë që në fillim, zoti Manja, është me minutazh të përcaktuar, nuk ndërpritet për replikë.

Manja: Ma jep që tani.

Peleshi: Nuk ua jap që tani, nuk kalohet lista. Zoti Balla do ta merrni fjalën?

Balla shkon në foltore të nisë fjalimin.

Ulsi Manja: Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’ju përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke. Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kërkoj që fuqia e ndjesës edhe pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit.

Peleshi: Mua nuk më lejohet të përgjigjem, sipas rregullores së Kuvendit, por fjalët tuaja do t’i studioj, mund të ndryshoj opinion, por jo sjellje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?