Manja prezanton propozimet e reja të kodit penal: Dënim deri në 10 vite burg kush ndërton pa leje
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar propozimet e reja të kodit penal për ndërtimet pa leje.
“Propozojmë të shtohen dy paragrafë të reja në Kodin e ri Penal. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht.
Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg.
Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë. Zënia e tokës kryhet brenda zonave të mbrojtura, 1-5 vite”, u shpreh Manja.
KOHA JONË SONDAZH

