Manjani ironizon qeverinë, i kujton “11 Janarin”: I çuditshëm injorimi i Ditës së Republikës, komunistët nuk ishin të vetmit themelues

Por siç duket qeveria dhe institucionet nuk e kanë parë të arsyeshme të mos e kujtojnë këtë me ndonjë ceremoni të veçantë.

Megjithatë dikush nga qeveria nuk e ka harruar dhe ai është Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Manjani e quan të çuditshme këtë harresë.

“Shumë i çuditshëm ky ‘injorim’ i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj” shkruan ministri Manjani në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

SHKARKO APP