Manjani: Të ndalohen kompanitë off-shore që të marrin punë e pasuri publike

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është rikthyer një propozimi të tij të mëparshëm për “mbrojtjen e Shqipërisë nga biznesi off-shore”.

Manjani shkruan se prapë nuk është vonë për marrjen e masave dhe rregullimeve të duhura.

Ai propozon ndalimin e kompanive off-shore që të marrin punë e pasuri publike.

Po kështu ai ka propozuar edhe një nen tjetër sipas të cilit “në të gjitha veprimtaritë e tjera pronarët e kompanisë duhet të jenë të identifikueshëm.”.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit

Më 6 Prill 2016, kur bota ziente nga skandali “Panama Paper” kam hedhur idenë e mbrojtjes së Shqipërisë nga bisnesi off-shore.

Propozova transparencë të këtyre kompanive, ose largim nga tregu ynë. Nuk e shpika këtë ide, thjesht ndoqa propozimin e Ministrit të Drejtësisë së Gjermanisë, i cili propozoi të njëjtên gjë për vendin e Tij.

Askush nuk dëgjoi…

Megjithatë, prap nuk është vonë. Dy nene janë që nevojiten:

1. ndalimi i kompanive off shore të marrin punë e pasuri publike.

2. Në të gjitha veprimtaritë e tjera pronarët e kompanisë duhet të jenë të identifikueshëm.

Kaq.

SHKARKO APP