Mark Zuckerberg do të marrë 2 muaj pushime për lindjen e vajzës

 

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg do të marrë vetëm dy muaj leje kur të lindë vajza e tij, teksa punonjësit e tij me rregull e kanë 4 muaj leje lindjeje.
E në fakt leja prej 4 muajsh mund të merret në çdo kohë pas lindjes së fëmijës dhe ndoshta dhe vetë Zuckerberg ka menduar që dy muajt e tjerë t'i marrë në një kohë të mëvonshme.
“Studimet thonë se kur prindërit në marrëdhënie pune kalojnë kohë me të porsalindurin, rezultatet janë më të mira për fëmijën dhe familjen çdo ditë gjërat po bëhen gjithnjë e më reale për ne dhe ne jemi të lumtur të nisim këtë fazë të re në jetën tonë”, shkruan Zuckerberg.
Mark dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan janë në pritje të një vajze. 

SHKARKO APP