Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëveshja për detin, Milo: Greqia optimiste. Pse “hesht” pala shqiptare?!

Intervista E premte, 13 Gusht 2021 04:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, shprehet optimist se marrëveshja e Shqipërisë me Greqinë për delimitimin e kufirit detar do të arrihet së shpejti. Nisur nga deklarata e sotme e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias, i cili tha se “nuk shkon me pushime pa u zgjidhur çështja me Shqipërinë”, Milo shprehet se Greqia duket optimiste në arritjen e një marrëveshje.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Paskal Milo tha se stafet teknike të dy vendeve po punojnë për përcaktimin e detajeve të karakterit teknik të marrëveshjes. Ai tha se kjo është edhe pjesa më e vështirë, pasi duhet të arrihet në një marrëveshje të pranueshme nga të dyja vendet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nisur nga fakti se Shqipëria pret qëndrimin e vendeve të BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, Milo tha se marrëveshja me Greqinë mund të ndikojë në këtë drejtim.

“Mund të kemi edhe një ‘Po’ të kushtëzuar”, tha ai.

PJESË NGA INTERVISTA

Maqedonia dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për emrin. Gati tre dekada për të rënë dakord për një emër. A është normale një gjë e tillë?
Nëse do të ishte për një rajon tjetër do të ishte ndryshe, por për Ballkanin është normale. Ballkani ka trashëguar një mentalitet të tillë, ndaj është quajtur “fuçi baruti”, dhe marrëdhëniet mes kombeve kanë patur çështje të pazgjidhura. Është për t’u përshëndetur arritja e kësaj marrëveshje. Kontribuon në stabilitetin në rajon, dhe në radhë të parë të vetë Maqedonisë. Zgjidhet një ngërç që e ka penguar Maqedoninë të integrohet në NATO dhe më tej. Kjo çështja ka qenë një ‘patate e nxehtë’ për politikën e brendshme në Maqedoni. Presidenti maqedonas Ivanov, është zgjedhur nga partia që ka refuzuar zgjidhjen. Edhe në Greqi ka patur pak a shumë një reagim refuzues, por nuk besoj si në Maqedoni. Çështja e Maqedonisë së Veriut ka qenë në tryezën e bisedimeve si propozim prej shumë vitesh. Kjo është një marrëveshje që pas kaq shumë vitesh zgjidhet, dhe është meritë e atyre që qeverisin tani të dy vendet. Presidentit të Republikës i takon ta dekretojë pasi është një marrëveshje ndërkombëtare. Besoj se në këtë pikë do të ndërhyjë edhe Parlamenti i Maqedonisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani vëmendja shkon tek ajo se çfarë do të bëjë Tirana me Athinën. Nuk e dimë në cilën pikë janë diskutimet…
Ka patur pritshmëri për arritje më të shpejtë të marrëveshjeve të përfolura. Janë caktuar disa afate të cilat janë kaluar, si prilli, maji, dhe ende nuk duket se ka së afërmi ndonjë gjasë që të mund të zgjidhjet përfundimisht e gjithë paketa e negociuar mes palëve. Problemi me sa duket qëndron tek marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë. Është një marrëveshje me probleme, dhe është në të mirë të dy vendeve që të negociohet me detaje. Grupi shqiptar ka shkuar në negociata për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe e rëndësishme është që në fund të arrihet një marrëveshje në interes të dy vendeve.

Mund t'ju interesojë

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskuti...

Para 34 minutash
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 12 orësh
Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Para 12 orësh

Mendoni se tani janë stafet teknike që po punojnë për këtë?
Mendoj se janë stafet teknike që tashmë janë fokusuar tek detajet. Presidenti ka vendosur vijat e kuqe, ndaj tani mendoj se më shumë ka vështirësi të karakterit teknik për të përcaktuar detajet e marrëveshjes. Negocimi në detaje është i vështirë. Mendoj se në detaje po haset në vështirësi të cilat interpretohen nga palët në mënyra të ndryshme. Dhe derisa të lëmohet fraza dhe të përcaktohet qartë gjithçka, duhet punë. Lexova sot që ministri Kocias është shprehur se ‘nuk do shkoj me pushime pa u zgjidhur çështja me palën shqiptare’, këto tregojnë se ata janë optimistë se mund të arrihet marrëveshj. Pala shqiptare është pak e kursyer në deklarata, për shkak edhe të eksperiencës negative që kemi patur nga marrëveshja e parë. Rëndësi ka të arrihet një marrëveshje e mirë. Një marrëveshje e tillë mund të ndikojë edhe në hapjen e negociatave.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 19 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 26 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 34 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 42 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.