Marrëveshje historike: SHBA i shet Tajvanit armë me vlerë 11 miliardë dollarë
Administrata Trump ka njoftuar një shitje të madhe armësh me vlerë rreth 11 miliardë dollarë për Tajvanin. Kjo marrëveshje, një nga më të mëdhatë ndonjëherë, përfshin lëshues raketash të avancuar, haubicë vetëlëvizëse dhe një shumëllojshmëri raketash, si sistemet Himars dhe haubicat vetëlëvizëse, secila me vlerë 4 miliardë dollarë. Paketa, e cila kërkon miratimin e Kongresit Amerikan, shënon shitjen e dytë të armëve për Tajvanin që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Kina, e cila e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur, ka rritur vazhdimisht presionin mbi ishullin me stërvitje ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit falënderoi SHBA-në, duke theksuar se marrëveshja do të ndihmojë në “ndërtimin e shpejtë të kapaciteteve të fuqishme parandaluese”. SHBA-ja mban lidhje diplomatike zyrtare me Pekinin, por mbetet aleati më i fuqishëm dhe furnizuesi më i madh i armëve për Tajvanin.
Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se shitja i shërben interesave të Uashingtonit duke mbështetur përpjekjet e Tajpeit për të modernizuar forcat e armatosura dhe për të ruajtur një aftësi mbrojtëse të besueshme. Kjo vjen ndërsa Kina ka premtuar “ribashkimin” me Tajvanin, duke mos përjashtuar forcën, dhe Tajvani planifikon të rrisë ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes. Kina më parë paralajmëroi se një marrëveshje e mëparshme prej 330 milionë dollarësh “cenonte rëndë” sovranitetin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

