Marrëzia shqiptare me armiqtë e Jashtëm

Nga Lavdrim Lita/Krijimi i agjenturave të Jashtme dhe i armiqve të brendshëm ishte nje specialitet pervers i diktatorit Enver Hoxha, i cili në mënyrë ciklike anatemonte të tjerët me çfarëdolloj fjale për të zhvendosur vëmendjen nga varfëria dhe izolimi. Interesi personal i mbijetesës ishte shtysa parësore e krijimit të armiqve të brendshëm dhe agjenturave të jashtme për ta futur vendin në një psikozë rrethimi dhe zhgënjimi.
Shoku i ngushtë i Hoxhës në vrasje dhe mbajtje pushteti, Mehmet Shehu, kryeministër për 27 vite në fund të karrierës së tij doli “poliagjent” i jugosllavëve, amerikanëve, anglezëve, rusëve, kinezëve, etj. Ma vdekjen e tij regjimi siguroi një garanci dhjetë vjeçare pushteti.
E njëjta teknikë totalitare po përdoret kundrejt komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, veçanërisht ambasadores së BE, Romana Vlahutin, një grua zonjë, e cila është vënë në shënjestër nga një grup i strukturuar politik, biznesi e mediatik. Goditje ka marrë edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, por me tone më të ulta. Shqiptarët janë frikacakë. Preferojnë të sulmojnë femrat diplomate, dhe jo Alfat e ShBA-ve.
Po pse i sulmojnë ambasadorët?
Është e qartë që tranzicionit në Shqipëri po i vjen fundi. Dhe fundi do ti vijë kur Reforma në Drejtësi të implementohet dhe drejtësia të vihet në vendin e vet.
Politikanët, gjyqtarët, prokurorët, gazetarët etj, që janë rritur në diktaturë dhe janë rritur me marksizëm-leninizëm duhet të hapin krahun gjeneratave të reja, të rritura në liri dhe të arsimuara në universitete demokratike dhe perëndimore. Ka rezistencë të madhe në ndryshimin e status quosë të këtyre personazheve që përdorin para, njerëz dhe media për të bërë  killerazh mediatik.
Personalisht problemin me krijimin e “armiqve të Jashtëm” në shoqëri e kam me faktin që  kur ata mbarojnë fillohet me armiqtë e brendshëm. Këtë bentë Enver Hoxha me grupet sabotatore në ekonomi, bujqësi, ejt. Nëse shkohet me këtë logjikë do të dalin grupe armiqësore në integrim.  #ZëriIntegrimit

SHKARKO APP