Martesa e Canës, mbyllet “lufta” mes këngëtareve Tahiri dhe Ismajli
Kur në mes qëndron një mashkull, mes femrave thuhet se ekziston një “luftë e ftohtë”.
Por dy këngëtaret e njohura, Genta Ismajli dhe Adelina Tahiri, janë shfaqur këto ditë si mikesha dhe kanë mbajtur madje së bashku edhe koncerte në diasporë.
Më herët pati një konflikt mes tyre dhe thuhej se ka ndodhur gjatë kohës kur Adelina ka qenë në lidhje me futbollistin e njohur Lorik Cana, ndërsa në anën tjetër, Genta ka qenë ajo që e ka dëshiruar këtë lidhje.
Genta, sipas njerëzve të afërm të Adelinës, e kishte kërcënuar shpesh kolegen e saj Tahiri.
Por Lorik Cana tashmë është martuar, dhe dihet se nuk zgjodhi asnjërën prej tyre, kështu që dy këngëtaret i janë përveshur punës dhe profesionit duke u angazhuar së bashku nëpër koncerte dhe presin që në ditët e festave edhe financat e tyre të njohin përmirësime të mëdha.