Masa ekstreme policore për koncertin e Kanye West (Ye). Protestuesit do të nisen te stadiumi në Kashar

Sipas informacionit të publikuar nga organizatorët, koncerti i Kanye West (Ye) në Tiranë nis në orën 20:00, ndërsa hyrja e publikut në stadium hapet në orën 17:00. Koncerti zhvillohet sot, 11 korrik 2026, në Eagle Stadium në Tiranë.

Pra: Hapja e dyerve: 17:00

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  • 🎤 Fillimi i koncertit: 20:00
  • 📍 Vendi: Eagle Stadium, Tiranë.
  • Nga burime brenda Protestës së përnatshme, mësohet se sapo te mblidhen para kryeministrisë pjesmarrësit do të nisin marshimin nga Bulevardi kryesor i Tiranës drejt vendit ku zhvillohet koncerti i Kanye West (Ye) në Kashar, duke marshuar përgjatë autostradës në krahun Tiranë-Vorë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa ekstreme që turma me protestues të mos afrohet përreth stadiumit, ku do të jetë duke kenduar artisti. Policia do të përdor, nëse është e nevojshme, edhe makinat me uji të policisë apo edhe me gaz lotësjellës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?