Masakër në Kretë, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur nga një hakmarrje mes 2 familjeve

Në qytetin e Heraklionit në Kretë është regjistruar një ngjarje e rëndë dhe tragjike, ku tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një përplasje të dhunshme mes dy familjeve që prej kohësh ndodhen në konflikt, e cila ka marrë përmasa hakmarrjeje.

Sipas burimeve vendase, përplasja nisi pas vendosjes së një bombe në një banesë, duke shkaktuar reagime zinxhirore. Si pasojë, u dogjën shtëpi dhe automjete, ndërsa në zonë janë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri, mbi 2,000 plumba, sipas raportimeve të Patris.gr.

Mes viktimave janë një grua rreth 50 vjeç, një burrë i ri dhe një person tjetër, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe oficerë policie që kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e zonës janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit, duke përdorur edhe automjete private për transportimin e tyre drejt spitaleve të Heraklionit dhe qendrave shëndetësore të Moirës e Agia Varvarës. Shërbimi i urgjencës EKAB ka dërguar gjashtë ambulanca në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fshati Vorizia përshkruhet nga mediat si “në gjendje lufte”. Forca të shumta policore, përfshirë një njësi speciale, janë vendosur në zonë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit. Drejtori i përgjithshëm i policisë së Heraklionit ndodhet gjithashtu në terren për të drejtuar operacionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?