Masë disiplinore ndaj Irena Gjokës? Kreu i ILD, Metani: Të pritet fundi i procesit penal

Kreu i ILD-së, Artur Metani raportoi në Kuvend dhe i pyetur nga deputetët, tha se për rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, duhet të pritur fundi i hetimit penal.

Metani tha se në fund të procesit penal, do të vlerësohet nga ILD nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore ndaj Irana Gjokës.

“Ky fakt ka natyrë penale, e tha edhe prokurori i përgjithshëm, kemi të bëjmë me një hetim dhe vetëm në përfundim të hetimit penal, ILD do vlerësojë mbi përgjegjesinë disiplinore dhe administrative të magjistrates Gjoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji për statusin e hetimit disiplinor, i jep përparsi procesit penal në krahasim me të njëjtën procedurë disiplinore që mund të zhvillohet pë të njëjtat fakte.

Swiss Digital Mobile Reklama

ILD në fund të procesit penal, do të vlerësojë nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore”, tha Metani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?