Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për kompaninë KAYO
Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për ngrijen e një komisioni për veprimtarinë KAYO-s.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se kërkesa nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
“Objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë dhe përfshin një sërë çështjesh të ndryshme, pa individualizuar qartë faktin apo grupin e fakteve konkrete që duhet t’i nënshtrohen hetimit parlamentar. Nuk janë përcaktuar veprime ose mosveprime konkrete të zyrtarëve publikë apo të përfaqësuesve të shoqërisë “KAYO” Sh.A., aktet ose kontratat konkrete që pretendohet se janë të paligjshme, si dhe periudha kohore në të cilën duhet të shtrihet hetimi. Në këtë mënyrë, objekti synon kontrollin e përgjithshëm të të gjithë veprimtarisë së shoqërisë dhe jo hetimin e një çështjeje të individualizuar me rëndësi të veçantë publike”, u shpreh Balla.
KOHA JONË SONDAZH

