Mazniku argumenton hartën e re territoriale: Do forcojmë rolin e bashkive. Reforma, në shërbim të qytetarëve

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, ka prezantuar draftin e ri që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Gjatë një konference për mediat, Mazniku sqaroi se ky propozim bazohet në një sërë kriteresh kryesore si ngurtësia buxhetore, efiçenca e stafit dhe mbledhja e të ardhurave.

Sipas Maznikut, qëllimi i këtyre ndryshimeve është rritja e qëndrueshmërisë financiare dhe përmirësimi i drejtpërdrejtë i shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Elementi i dytë lidhet me ngurtësinë buxhetore, pra me atë se çfarë pjese e buxhetit është e zënë dhe çfarë pjese mbetet e lirë. Për shembull, një bashki si Kavaja e ka 92% të buxhetit të angazhuar dhe vetëm pjesën tjetër e ka të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elementi i tretë është efiçenca e stafit, pra sa punonjës ka një bashki për çdo 1 mijë banorë në territorin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elementi tjetër lidhet me grumbullimin. Të gjithë këta elementë lidhen me efiçencën e bashkive. Kemi zona me dendësi të lartë të popullsisë, por edhe zona me dendësi të ulët. Një element tjetër është dendësia e përgjithshme. Numri i banorëve është një tregues i rëndësishëm.

Një tjetër element ka të bëjë me indeksin e shpërndarjes së banorëve, sepse kjo na mundëson të kuptojmë se si shërbimet u ofrohen qytetarëve.

Elementi tjetër është ai i varësisë, pra se cila pjesë gjeneron ekonomi dhe cila pjesë përfiton nga ky gjenerim.

Një element tjetër është performanca ekonomike, e matur përmes punësimit formal dhe numrit të të punësuarve për çdo 1 mijë banorë”, u shpreh ai.

Më tej, Mazniku tha se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet që do t’u bashkohen bashkive më të mëdha. Në këtë argument, ai iu përgjigj edhe qytetarëve të Poliçanit, të cilët dje u ngritën në protestë duke kundërshtuar bashkimin e tyre me Beratin.

“Asnjë shërbim nuk largohet nga territori. Bashkimi i Poliçanit me Beratin do t’i sjellë më shumë zhvillim Poliçanit. I ruajmë të gjithë elementët që ka, zyrën, logon, çdo gjë, por përfiton nga ky kalim”, u shpreh Mazniku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?