Mbahen sot homazhet për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi
Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Arkmorti do të mbërrijë në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Në orën 12:30 do të nisë ceremonia e përcjelljes, ndërsa do të mbahen dy fjalime nga i biri, Arben Pëllumbi dhe Namik Dokle. Shoqërimi do të behet sipas protokollit shtetëror dhe nisa për në varrezat e Sharrës do të jetë në orën 13:00.
KOHA JONË SONDAZH

