Mbahet në Tiranë konferenca e NATO-s. Mark Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike

Mbahet sot dhe nesër në Tiranë konferenca e NATO-s për mbrojtjen kibernetike. Delegacionet e 32 vendeve të NATO-s do të diskutojnë lidhur me mbrojtjen kibernetike.

Në një mesazh drejtuar konferencës në Tiranë, shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se vendet anëtare po rrisin shpenzimet për mbrojtjen kibernetike.

“Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën digjitale. 10 vjet më parë, kibernetika u bë fushë operative. Ne jemi stërvitur, kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vërë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kibernetike dhe ushtarake.
Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen por edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron një rrjet unik përmes të cilit aleatët mund të reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë praktikat më të mira. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma dhe të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?