Mbi 1 mln turistë vizituan kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike, Gonxhja: Shqipëria 2030 qendër e kulturës evropiane

”Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, tha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”. Ministri renditi avantazhet dhe sfidat që paraqet vendi ynë, si një muze i hapur nën qiell, ku çdo gur flet dhe çdo rrugë është një kapitull trashëgimie.

”Sfida jonë është që këto pasuri dhe vlera të lidhen në një rrjet të madh rrëfimesh dhe eksperiencash, ku vizitori nuk vjen thjesht për të parë, por për të jetuar historinë tonë”, tha Gonxhja, sipas të cilit kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike, deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milion turistë, ose 58% më shumë sesa viti 2023. Për rrjedhojë, edhe të ardhurat janë rritur me 84%, krahasuar me dy vjet më parë.

Në dy vitet e fundit është shënuar një rritje historike në ndërhyrjet për rijetësime e shpëtime, krahasuar me vitin 2023: 309% më shumë projekte restaurimi e konservimi dhe 363% më shumë investime direkte në monumentet dhe objekte të pasurisë kulturore. Për Shqipërinë 2030 është parashikuar një program i gjerë investimesh në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare, për ta kthyer vendin në një qendër të kulturës evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?