FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbledhja e grupit, Gazment Bardhi: Raporti i Parlamentit Europian si udhërrëfyes për PD-në

Në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi theksoi se raporti i fundit i Parlamenti Europian do të shërbejë si një plan i detajuar pune për opozitën. Sipas Bardhit, integrimi europian i Shqipëria mbetet një prioritet kombëtar, por ai kërkon përmbushjen e standardeve reale dhe jo propagandë politike. Ai nënvizoi se vendi ka nevojë për barazi para ligjit, pa mbrojtje politike për individët e korruptuar, si dhe për zbatim të drejtë të ligjit pa favore në emër të pushtetit.

Në fjalën e tij, Bardhi theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe kritikoi atë që e cilësoi si kontroll njëpartiak mbi institucionet. Gjithashtu, ai ngriti shqetësimin për proceset zgjedhore, duke kërkuar demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira, në kundërshtim me atë që e përshkroi si “autokraci elektorale”. Deklarata e tij vjen në një moment kur procesi i integrimit europian të Shqipërisë mbetet në fokus të debatit politik në vend.

”Raporti i Parlamentit Europian do të jetë një Plan i detajuar pune për Grupin Parlamentar të PD. Integrimi europian i Shqipërisë, si një prioritet kombëtar, kërkon standard reale dhe jo propagandë. Kërkon barazi përpara ligjit, jo mbrojtje politike për të korruptuarit. Kërkon zbatim të ligjit, jo favore në emër të pushtetit. Kërkon institucione të pavarura, jo kontroll njëpartiak mbi të gjitha institucionet. Kërkon demokraci e zgjedhje të lira, jo një autokraci elektorale”,-shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?