Mbledhja e qeverisë, Koçiu prezanton katër shtyllat e platformës BESA: Gati për sezonin e ri politik

Pas mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar në Pogradec, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrja Albana Koçiu prezantoi katër shtyllat kryesore të platformës strategjike BESA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se skuadra “Shqipëria 2030” vijon angazhimin dhe punën për përgatitjet e sezonit të ri politik. Fokusi mbetet te zbatimi i objektivave strategjikë dhe te vijimi i punës së qeverisë në funksion të prioriteteve të përcaktuara për vendin.

“BESA është B-Besim në rrugën e përbashkët për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E-Empati për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari të këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

S-Shërbime që ndihen në jetën e përditshme, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo komunitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

A-Angazhim çdo ditë për të çuar përpara Shqipërinë drejt Bashkimit Europian”, shkruan Koçiu.

Ajo thekson se objektivi mbetet një Shqipëri europiane, me punën e përditshme të fokusuar te qytetarët dhe nevojat e tyre. “Vazhdojmë punën, pranë qytetarëve, me sytë nga e ardhmja dhe me bindjen se Shqipëria europiane do të jetë pasqyrë e asaj që bëjmë çdo ditë, së bashku”, shkruan Koçiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?