Mbledhja e qeverisë, ministri Hoxha zbulon prioritetet e diplomacisë shqiptare deri në fund të vitit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare deri në fund të vitit, duke vënë në fokus procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, bashkëpunimin rajonal dhe reformimin e Shërbimit të Jashtëm. Në kuadër të mbledhjes dy ditore qeverisë në Pogradec, Hoxha tha se vijimësia e suksesshme e procesit të anëtarësimit në BE mbetet objektivi parësor, çka sipas tij kërkon ritëm të shtuar, fokus të qartë dhe angazhim të plotë diplomatik.

Postimi i plotë

Seminari i Qeverisë, një moment për të parë dhe analizuar çdo aspekt në imtësi, përtej ditës dhe rutinës, dhe për të përcaktuar qartë prioritetet deri në fund të vitit, përfshirë edhe në politikën e jashtme. Vijimësia e sukseshme e procesit të anëtarësimit në BE mbetet objektivi ynë parësor dhe do të kërkojë ritëm të shtuar, fokus të qartë dhe angazhim të plotë diplomatik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar, më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më pranë Evropës. Do të modernizojmë dhe thjeshtëzojmë më tej shërbimet konsullore, duke i bërë sa më të shpejta, të aksesueshme dhe gjithnjë e më të orientuara ndaj qytetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fokus të veçantë do të jetë vijimi i reformimit të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale dhe meritokratike, me një korpus diplomatik të aftë, të zhdërvjellët dhe të angazhuar për të përfaqësuar denjësisht vendin, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të krijuar më shumë vlerë të shtuar për Shqipërinë:

– më shumë ndikim për imazhin e vendit dhe projektimin e tij kulturor e shoqëror;

– më shumë lidhje me ekonominë dhe tregtinë;

– më shumë ndërlidhje, partneritete dhe mundësi;

– më shumë rezultate konkrete për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

Një Shqipëri europiane kërkon edhe një diplomaci europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?