Mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministri Demo tregon se për çfarë diskutohet

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga mbledhja e kabinetit qeveritar në Pogradec, ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takime pune me ministrat dhe ekipin drejtues të Partisë Socialiste. Në postimin e tij, Demo vë theksin tek shërbimi ndaj qytetarit që sipas tij duhet të jetë matësi i çdo institucioni.

“Të dëgjosh, të reflektosh dhe të përmirësohesh vazhdimisht është mënyra e vetme për t’iu përgjigjur pritshmërive gjithnjë e më të larta të qytetarëve.

Në takimin e punës me Kryeministrin Edi Rama dhe ekipin drejtues të Partisë Socialiste, për një fazë të re të qeverisjes ku çdo politikë, çdo institucion dhe çdo nivel i administratës duhet të ketë një matës të vetëm: shërbimin ndaj qytetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pranë njerëzve, më shumë përgjegjësi në territor dhe më shumë rezultat konkret”,-shkruan ai në rrjete sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?