Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë

Dhjetë ministra të qeverisë shqiptare, së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës, në Itali, ku nesër do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive.

Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave italiane, në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Sa i përket migracionit, mediat në vendin fqinj shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;

dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?