Mblidhet Asambleja e PS-së në Vlorë, prezantohet kandidatja Brunilda Mersini
Këtë mbrëmje u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë. Aty u prezantua zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë Vlorë. Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi, në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së.
Mersini e cilësoi një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson PS-së në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë. Ajo theksoi se synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje.
Pas takimit, si drejtuesi politik Çuçi, ashtu edhe kandidatja Mersini dhanë deklarata për mediat, duke theksuar rëndësinë e unitetit të strukturave socialiste dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore që pritet të nisë në ditët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

