Mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, zëvendësohet Ermal Dredha në krye të bashkisë
Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për t’u dorëhequr si kryetar i bashkisë.
Në mbledhje është diskutuar zëvendësimi i kryetarit të dorëhequr, me një nga nënkryetarët.
Bëhet fjalë për Elis Halilin, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.
Mbledhja u shoqërua edhe me debate, por në fund Këshilli Bashkiak zgjodhi Elis Halilin për të mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Vlorës deri në zgjedhje.
Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.
KOHA JONË SONDAZH

