Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale. PD bojkoton, në sallë vetëm dy aleatët
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur sot për herë të parë pas marrjes së miratimit në Kuvend më 27 tetor.
Por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike.
PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë.
Seanca e parë e Territoriales drejtohet nga kryetari i PS-së, Arbjan Mazniku, ndërsa bashkëkryetari i PD-së, Luçiano Boçi mungon. Në sallë ndodhen vetëm dy përfaqësues të opozitës, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto.

KOHA JONË SONDAZH

