Mblidhet sot Kuvendi. 6 interpelanca në rend dite, opozita i “kërkon llogari” ministres Sala për shëndetësinë

Në seancën e sotme plenare në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca. Në 3 interpelanca deputetë të opozitës kanë thirrur ministren e Shëndetësisë Evis Sala për të dhënë shpjegime për Onkologjikun dhe shërbimet spitalore në vend. Gjithashtu, në interpelancë janë thirrur ministri Ermal Nufi, ministrja Mirela Kumbaro dhe ministri Andis Salla.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026. Njoftime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.

Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.

Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.

Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. .Projektligji “Për krijimin e A

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji””””.

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”””.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?