FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mblidhet sot Kuvendi, Erion Braçe interpelancë me ministrin Salla

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës është interpelanca me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe për situatën e prodhimi, përpunimin dhe tregëtimin e qumështit.

Më pas, deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në rend dite janë është edhe projektligji për një shtesë në ligjin për portet turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu sot do të shqyrtohet edhe projektligji për disa ndryshime në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe ngritja e dy Komisioneve Hetimore, njëri për veprimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në realizimin e investimeve rrugore, ndërsa komisioni i dytë për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.

Në rend të ditës është edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?