Mblidhet konferenca e kryetarëve, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mocion me debat për prioritetet e qeverisë
Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian.
Sipas opozitës, mazhoranca po i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion.
“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konformë rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE.
Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jonormalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin.
Bilanci i vetëm i qeverisë është: ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen”, u shpreh kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

