Mbrohet ministri i Financave: 2016, nuk ka rritje taksash

 

Paketa fiskale e vitit 2016 nuk do të ketë rritje taksash.

Këtë e ka deklaruar vetë ministri i Financave, Shkëlqim Cani në komisionin parlamentar të Ekonomisë. duke folur madje për ulje të tyre, gjë e cila sipas tij, vjen pas reformave të suksesshme, duke përmendur si më të rëndësishmen zerimin e taksës për biznesin e vogël me të ardhura deri në 5 milionë lekë në vit.

Cani tha gjithashtu se rritet taksa për makinat luksoze dhe me këtë emërtim janë makinat me cilindratë mbi 3 mijë kubikë. 

Teksa lidhur me akcizën e birrës që ka shkaktuar mjaft debat këto ditët e fundit, Cani tha se diferenca mes importit dhe prodhimit vendas prapë është lënë, dhe se është bërë një përafrim. 

“Masë rregulluese, ndryshimi i nivelit të akcizës së birrës. Deri në 31 dhjetor të këtij viti, ligji e ka përcaktimin të tillë që ndan në dy grupe të mëdha prodhuesit, dhe importuesit e birrës. Me ligjin aktual akciza që zbatohet nën 200 hektolitra është sa gjysma e asaj që zbatohet mbi 200 hektolitra. Ne kemi ndërhyrë dhe kemi bërë një përafrim dhe e kemi lënë përsëri diferencën midis birrës së prodhuar apo importuar nën 200 mijë hektolitra në 400 lekë, kurse për ata mbi 200 mijë hektolitra e kemi bërë 600 lekë. Prapë diferencën e kemi lënë. Ata që prodhojnë mbi 200 mijë paguajnë 50% më shumë akcizë”, tha Cani. 

SHKARKO APP