Mbrojtja konsumatore: Çmimi i ri i energjisë, të njoftohet zyrtarisht

Vendimi për ndryshimin e tarifave duhet t’i njoftohet me shkrim çdo konsumatori dhe jo thjesht nëpërmjet medias. Kjo është ajo çka parashikon një vendim i Komisionit të Mbrojtjes Konsumatore, duke apeluar kësisoj ndaj Entit Rregullator të Energjisë që regjimin e ri të tarifave çmimeve të energjisë t’ua bëjë me dije të gjithë abonentëve familjarë me shkrim dhe jo menjëherë t’u dërgohet atyre fatura e re me tarifat e reja. Konkretisht, fjala është për vendimin nr. 33, datë 17.10.2014 të Komisionit të Mbrojtjes Konsumatore sipas të cilit duhet të ishte shfuqizuar dispozita e parashikuar në nenin 6 të kontratës për aplikim automatikisht të çmimit të ndryshuar në kontratë. Sipas vendimit të këtij komisioni që vepron në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Operatori i Shpërndarjes duhet të parashikojë në kontratës njoftimin me shkrim nga ana e furnizuesit për konsumatorin për ndryshim të çmimit të shërbimit të ofruar, jo vetëm nëpërmjet mjeteve të informimit publik. Vendimi në fjalë i Komisionit është marrë për vlerësimin e “Kushteve të Përgjithshme të Kontratës së Furnizimit me energji elektrike për Klientët Familjarë”, në bazë të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar. Ku në nenin 6, pika 6.2 e kontratës përcaktohet se: “Ndryshimet e çmimit të energjisë elektrike bëhen me vendim të ERE-së. Palët në kontratë bien dakord që çdo ndryshim i çmimit i bëre me vendim të ERE-së, do të aplikohet automatikisht në kontratë. Furnizuesi e publikon vendimin për ndryshimin e çmimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit të paktën 15 ditë kalendarike përpara aplikimit”.  Në këtë rast paraqiten dy momente: 1) Mos përmbushje e detyrimit të tregtarëve për informim me shkrim të konsumatorëve, si dhe kufizimit të të drejtave të konsumatorëve për të marrë informacion të plotë dhe kundrejt detyrimit analog të konsumatorëve për njoftimin me shkrim te furnizuesit. Kurse lidhur me shpërndarjen e faturave, Komisoni i Konsumatorit ka kërkuar të shfuqizohet në nenin 7 të kontratës, termi dërgim i faturave tek konsumatorët dhe të zëvendësohet me termin “dërgim” në kontratë me termin “dorëzim” në përputhje me LMK si dhe të parashikohet në kontratë detyrimet e “Furnizuesit” për dorëzimin e faturave tek konsumatorët. Gjithashtu, një pike të rëndësishme që ky komision i jep edhe leximit të matësve të energjisë, që sipas kontratës duhej që brenda datës 31 Dhjetor 2012, furnizuesi është i detyruar të sigurojë aksesin e klientit për leximin e lirë të aparatit matës në çdo kohë.

SHKARKO APP