Mbyllet gara e pikëve për drejtorët e policisë në 4 qarqe

Komisioni i Posaçëm në Policinë e Shtetit, i ngritur për të vlerësuar kandidaturat që janë në garë për drejtor në disa drejtori vendore të policisë në vend, pas intervistimit, ka përmbyllur procesin e pikëzimit, duke bërë renditjen nga më i mirë te drejtuesi me më pak pikë.

I pari i renditur është Adriatik Tafçiu, aktualisht me pozicion këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më pas Ervin Hodaj, aktualisht i komanduar në Durrës, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 të mitur dhe largimit të Afrim Tafës.

I treti renditet drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, më tej renditen ish-drejtori i Dibrës, Artion Duka, dhe drejtori aktual i komanduar në Fier, Erion Ahmeti. Në garë janë edhe drejtues të tjerë, si Alket Shatro, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka, Hergis Jica. Lisata mbyllet me Alfred Nomanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Adriatik Tafçiu-86
2. Ervin Hodaj-85
3. Edvin Ndreu-84
4. Artion Duka-74.32
5. Erion Ahmeti-74.32
6. Arben Nasufi-74
7. Ylli Doda-74
8. Alket Shatro-74
9. Ermal Muçaj-73.32
10. Ardrit Elmazi-73.32
11. Ndue Doçi-73.32
12. Gjovalin Loka-73.32
13. Xhevahir Karaj-73
14. Dashamir Spaho-73
15. Hergis Jica-72.32
16. Lorenc Shehu-72
17. Lorenc Meta-72
18. Alfred Elezi-72
19. Arjanit Arapi-72
20. Erzen Cera-71
21. Alfred Nomani-71

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?