Mbyllet protesta, 5 kërkesat që qytetarët i vendosin kryeministrit Rama

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën sërish këtë të enjte për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të parashikuar në Zvërnec, duke shënuar ditën e pestë radhazi të protestave.

Tubimi nisi në sheshin Sheshi Skënderbej, ku pjesëmarrësit u grumbulluan me flamuj dhe pankarta, përpara se të marshonin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës, e cila zgjati më shumë se tre orë, qytetarët kërkuan rishikimin e projektit dhe dëgjimin e shqetësimeve të komunitetit.

Organizatorët e cilësuan tubimin si një reagim paqësor qytetar, ndërsa ftesa për pjesëmarrje iu drejtua edhe personave që, sipas tyre, nuk ndihen të përfaqësuar nga forcat kryesore politike në vend. Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit paralajmëruan se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

1-Dorëheqjen e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.

3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve.

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

5-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?