Mbyllet protesta, qytetarët mbledhin mbeturinat
Qytetarë u mbledhën për të katërtën ditë radhazi përpara Kryeministrisë në shenjë proteste lidhur me çështjen e Zvërnecit, me tubimin që zgjati mbi tre orë përpara se të mbyllej. Fillimisht kishte përplasje me Policinë, që kishte vendosur një kordon sigurie përshkak të ndeshjes me Izraelin, dhe më tej derdhi ujë drejt qytetarëve, akt që u mbyll shpejt, sepse protestuesit marshuan përballë Kryeministrisë. Pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta dhe figura prej kartoni në formë flamingosh, simbol që ka çuar edhe në emërtimin e propozuar të kësaj proteste si “Revolucioni i Flamingove”. Sipas pamjeve nga vendngjarja, në momentin e shpërndarjes së protestës, disa qytetarë janë parë duke mbledhur mbeturinat dhe duke i futur ato në qese plastike.
VIDEO/ Qytetarët çajnë kordinin e Policisë: Rama jep dorëheqjen
KOHA JONË SONDAZH

