
Protestuesit në Tiranë kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke zhvendosur kështu protestën nga zona pranë Ministrisë së Arsimit.
Pas grumbullimit fillestar, pjesëmarrësit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, me synimin për të zhvilluar tubimin përpara selisë së qeverisë.
Protesta është pjesë e një serie tubimesh të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë po shprehin pakënaqësitë e tyre dhe po kërkojnë plotësimin e disa kërkesave drejtuar qeverisë, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Marshimi drejt Kryeministrisë shënon vijimin e aksionit protestues, ndërsa pjesëmarrësit pritet të qëndrojnë në këtë zonë për të vijuar tubimin e tyre.
